Ende nuk ka shënuar golin e parë në Seria A, por humorin duket se e ka mjaft të mirë.
Në një video që qarkullon ditën e sotme nëpër rrjetet sociale, shihet Cristiano Ronaldo, që imiton gazetarin e Juventus TV nga mbrapa shpine.
Gazetari, ishte në transmetim “live”, para se të niste stërvitja e bardhezinjve, dhe portugezi, i cili e pikasi në atë moment, i doli menjëherë nga mbrapa, dhe nisi të bëjë disa veprime tallëse, sigurisht me shaka. Video ka bërë bujë në të gjithë Italinë.
Cristiano Ronaldo photobombing the Juventus reporter’s standup is everything pic.twitter.com/m4MhcgSjKG
— Jack Grimse (@JackGrimse) September 13, 2018