16 minuta ka zgjatur avantazhi i Napoli-t kundër Juventus. Bardhezinjtë kanë barazuar në të 26-ën me Mandzukic, i cili ka shënuar me një goditje me kokë.
Arkitekti i këtij realizimi, gjithsesi, ka qenë CR7, i cili ka dhënë një krosim perfekt pasi ka dehur kundërshtarin, që, fatkeqësisht për ne, ka qenë Hysaj.
Shqiptari është rrotulluar dhe lënë në vend nga portugezi. Për më tepër shikon videon më poshtë.