Kjo ka qenë një tjetër javë e keqe për Kristiano Ronaldon, pasi reputacioni i tij është sulmuar përsëri në një revistë portugeze.
Revista “TV Guide” ka vendosur një foto të yllit të Realit në kopertinën e kësaj jave, duke deklaruar se ai e ka tradhtuar të dashurën e tij, Xhorxhina Rodrigez. Kjo akuzë vjen nga një 21-vjeçare e bërë e njohur në televizionet portugeze, e quajtur Natasha Sofia, shkruan panorama.
Më herët këtë javë, ishte raportuar se Natasha Sofia kishte kaluar një natë me Ronaldon. Natasha, nga ana e saj, e ka thënë kështu versionin e saj për këtë histori: “Ai e ka tradhtuar të dashurën. Rrallë flisnim për të, por ma tha kur ishim bashkë. Më tha se një prej arsyeve që qëndronin bashkë, ishte se ajo i trajton mirë djemtë e tij.”