Kristiano Ronaldo ka bërë një intervistë të gjatë sot pasi u bë ambasador i kompanisë botërore të transmetimit DAZN, e cila këtë sezon ka të drejtën për transmetuar disa ndeshje të Seria A.
Kështu portugezi ka folur në këtë intervistë edhe për golin e tij më të bukur në karrierë edhe pse nuk e ka mbyllur ende atë. 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, e ka pranuar se goli më i bukur ka qenë pikërisht ai i shënuari në Champions përballë Juventusit, i cili u duartrokit edhe nga vetë fansat bardhezi.
“Ishte sipas mendimit tim goli më i mirë i karrierës sime deri më tani dhe natyrisht kur njerëzit filluan të duartrokisnin mua, thashë “Uau”. Më befasoi shumë, siç nuk kishte ndodhur kurrë në jetën time. Ishte një moment i pabesueshëm”– u shpreh Ronaldo