Cristiano Ronaldo ka njoftuar për vdekjen e djalit të tij.
Sulmuesi portugez e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Mes tjerash, ai ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. (LEXO KËTU)
Djali i çiftit vdiq gjatë lindjes së Georgina Rodriguezit, ndërsa vajza e tyre shpëtoi dhe erdhi në jetë.
Motra e Ronaldos, Katia Aveiro, ka bërë një postim emocionues në “Instagram” pas këtij rasti tragjik.
“Engjëlli ynë i vogël është tashmë në prehrin e babait” shkroi Katia, duke iu referuar babait të tyre Dinis, i cili vdiq në shtator të vitit 2005.
Ajo gjithashtu shtoi: “Të dua dhe zemra ime është me ty atje. Zoti kujdeset për ju dhe forconi rrugën tuaj gjithnjë e më shumë. Vajza jonë e vogël është atje e fortë dhe plot shëndet dhe do të na tregojë çdo ditë se vetëm dashuria ka rëndësi.”