Këngëtarja kameleon ka bashkuar team-in (grupin) e saj për projektin e radhës.
Niko Komani dhe Jetmira Barbullushi përbëjnë skuadrën me të cilën Ronela po punon për të sjellë këngën dhe klipin e ri. “Ka shumë kohë që nuk më pëlqen një këngë kaq sa kjo. Jam shumë e emocionuar”, është shprehur këngëtarja në statusin e saj më të fundit. Pas klipit “A do si kjo”, ajo kishte deklaruar se klipi i radhës do të ishte një “to be continued…” i këngës “Malagata”. Kjo na e shton edhe më tepër kuriozitetin për të parë se çfarë do të ketë Ronela si “As nën mëngë” këtë herë.
Gjërat mesa duket po marrin për mbarë për këngëtaren e hitit “Nelës”, të cilës verën e kaluar iu bllokua klipi i këngës “Tiger”” i cili nuk u publikua kurrë. Dritat jeshile janë hapur dhe Ronela Hajati premton të vijë edhe më fuqishëm se më parë, gjë që i shkon për shtat karakterit të saj shpërthyes në skenë.