Ajo është dalluar gjithnjë për tipin e saj të drejtpërdrejtë.
Kjo ka qenë edhe njëra ndër arsyet që Ronela Hajati shpesh është bërë qendra e diskutimeve. Por kjo nuk përbën aspak arsye që këngëtarja të ndryshojë. Këtë e vërteton edhe ajo çka këngëtarja e “Ladies” ka shkruar në Isntastorie-n e saj. “Më mbani mirë sa më keni këtu se pastaj do bëhem edhe unë internacionale e famshme dhe do të më kërkoni”, shprehet ajo me nota ironike. Për kë ta ketë vallë?