Ronela së fundmi ka publikuar projektin e ri të cilin e ka realizuar më të njëjtët bashkëpunëtorë të cilët realizuan superhitin e Era Istrefit ‘BonBon’.
“Maje men’ e Hajatit del nga labeli Redbox dhe duke qenë se është kompozuar nga të njëjtët bashkëpunëtorë, këngëtares nuk mund të mos i bëhej pyetja nëse edhe ajo ashtu si Era synon për një karrierë ndërkombëtare.
Ronela çuditi me përgjigjen duke thënë se nuk e ka një synim të tillë dhe se Era Istrefi përveç talentit pati edhe fat që u bë e njohur ndërkombëtarisht.
“Era pati edhe fat përveç talentit. Unë nuk kam dëshirë të fluturoj me presh. Të gjithë atyre që po u ecën jashtë unë u uroj vetëm fat. Nëse dikush vjen edhe më thotë për të bërë një këngë ose nëse do kem kontakte, është eufori e madhe pavarësisht 1 milion komenteve që do të shoqërojnë . Unë në Amerikë nuk besoj se do tentoja”, u shpreh ajo.