Young Zerka ishte një ndër të ftuarit të shtunën që kaloi në “Shiko Kush LUAN” dhe menjëherë pas emisionit ai dha intervistën për “After Party”-n e Luana Vjollcës.
Gjatë intervistës këngëtari i njohur zbuloi disa detaje të ndryshme mbi jetën e tij dhe çfarë ai pëlqen.
Me siguri një ndër pyetjet që mund t’i jenë bërë Zerkës këtë periudhë është: “Je në një lidhje apo “single”?
Prej kohësh flitet për një ndarje mes tij dhe këngëtares së njohur Ronela Hajati dhe si duket këto fjalë janë të vërteta siç edhe Zerka tha në "Shiko Kush LUAN" se ai nuk e ka më "shpirt binjak" Hajatin duke thënë se "dallëndyshet shtegëtojnë". Ndërkohë gjatë intervistës në “After Party”-n e Luanës, ai konfirmoi se është "single", por na dha disa karakteristika se si i pëlqen vajzat dhe ndër to janë të pasmet si Kim Kardashian. Vlen të përmendim se është një karakteristikë që Ronela e plotëson këtë, por kur erdhi pyetja se kë do zgjidhte Zerka mes saj dhe Samanta Karavellës, me të cilën ai ka patur përplasje "online", ai na habiti me përgjigjen
Këto e shumë detaje të tjera Young Zerka i zbulon në videon më poshtë: