Këngëtarja Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të komentuara në showbizz-in shqiptar dhe ndër më të komentuarat.
Jemi mësuar që Ronelën ta shohim gjithmonë mjaft ekstravagante në stil dhe ndër të parat këngëtare shqiptare e cila vizualisht investon në videoklipet e saj duke u kujdesur vetë në çdo detaj.
Së fundmi ajo ka publikuar një foto në të cilën pamja e këngëtares ka ndryshuar drastikisht.
Me flokë super të gjatë dhe vetulla tërësisht të bardha, Ronela e ka shoqëruar foton me përshkrimin:
"Mbretëresha e akullit."
Veçse duket vërtetë si Mbretëresha e akullit, kjo pamje e Ronelës na u duk disi familjare, menjëherë na u kujtua pamja e Era Istrefit në videon e këngës "E dehun", ku dhe aty bien në sy flokët e gjatë, make up-i i bardhë me gurët e ngjitur në ball, teksa Ronela i ka në vetulla.
Pavarësisht kësaj mund të themi se të dyja bukurosheve u shkon ky look dhe ndërkohë që ne nuk do të guxonim dot kurrë, atyre u rri mjaft mirë.