E hëna është një ditë që ka nevojë për energji, dhe kolegët tanë në Klan Kosova këtë e gjë e dinë mirë.
Si për ta nisur javën mbarë, prezantuesja simpatike Liberta Spahiu dhe gazetari Vlorijan Halili kanë ndarë me ndjekësit e tyre në Instagram nga një video ku shfaqen duke kërcyer në mënyrë gazmore, nën tingujt e këngës "A Do Si Kjo" të Ronela Hajatit. Sigurisht dy video si këto më poshtë nuk mund të mos ripostoheshin në mediat sociale edhe nga vetë këngëtarja, të cilës i kanë dalë "zemra nga sytë" kur i ka parë. Në fakt duhet theksuar se kënga po rezulton një sukses i madh për Ronelën, duke qenë se deri më tani ka kaluar shifrën e 5 milionë klikimeve. Sa bukur Ronela...Marshallah shumë bukur!