INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati e kaloi Shën Valentinin vetëm duke QARË dhe nuk ia ka fajin Young Zerka [VIDEO]

Ronela Hajati e kaloi Shën Valentinin vetëm duke QARË dhe nuk ia ka fajin Young Zerka [VIDEO]

Publikuar më: 13:20 15-02-2019

Prej muajsh Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur për një romancë. Asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë dhe shpesh shprehen se janë miq e bashkëpunëtorë mjaft të mirë, por kjo sigurisht nuk i ka ndaluar titujt rozë të adulojnë për shenjat e një lidhjeje të mundshme.

Por siç duket ky Shën Valentin që kaloi e ka gjetur vetëm Ronela Hajatin. Kur të gjithë çiftet po festonin mbrëmë, po bënin gëzuar, po shkëmbenin mesazhe dashurie, po shkëmbenin dhurata por jo Ronela.
Ajo ja ka plasur të qarit në një video të publikuar në instastory dhe nuk i ka bërë asnjë përshtypje që ta shikojnë të gjithë ndjekësit këtë situatë të pakëndshme të saj.

Këngëtarja e ka kaluar mbrëmjen e djeshme duke qarë, pasi ishte duke parë filmin më romantik të mundshëm, “Titanic”. 

“Ok unë qaj si idiote me këtë film”, shkroi ajo në videon e publikuar dhe ta mendosh që në momentet që nisi të qante Ronela, Jack nuk kishte vdekur akoma.
Imagjinoni sa ka qarë në fund të filmit!

ronela from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0031919479370117