Historia që të gjithë tashmë e komentojnë si marrëdhënia “motër-vëlla” është ajo e Klaudia Pepes dhe Albi Nakos. Dyshja u bë e pranishme në çdo faqeje MEME në Instagram apo në çdo rrjet social të mundshëm.
Por pak më parë plasi gallata edhe me deklaratën e Ronela Hajatit e ftuar në “Një kat më lart” në INTv. Ajo quajti këngëtarin e njohur Young Zerka me shaka “vëlla”, edhe pse përfliten prej kohësh se janë në një lidhje, por e dini si e quan Zerka, Ronelën?
I ftuar në emisionin “Fun Day” me moderatore Fatma Methasani ai foli rreth projekteve të tij muzikore, por nuk munguan pyetjet ngacmuese për marrëdhënien me Ronelën. Në videon më poshtë do mund të shihni sesi e ka quajtur Zerka, këngëtaren. Përgjigjia? Thjesht epike! Mos e humbisni!/intv.al/