INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati flet për gazetarët e huaj, tregon me kë do të bashkëpunonte në Eurovision dhe me çfarë është përballur

Ronela Hajati flet për gazetarët e huaj, tregon me kë do të bashkëpunonte në Eurovision dhe me çfarë është përballur

Publikuar më: 13:32 04-05-2022

Ronela Hajati ka mbajtur sot një konferencë për gazetarët në Torino. Ronela rrëmbeu vëmendjen me veshjen që kishte zgjedhur. Ajo u shfaq me një fustan të bardhë të gjatë, ku në pjesën e supeve ishte voluminoz ndërsa mbante në duar dorashka të bardha. Në kokë, mbante një kapele të madhe me shumë gurë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Ronela foli për të atin e ndjerë, për bullizmin me të cilin është përballur për shkak të trupit të saj ndërsa u ndal gjithashtu dhe te provat që bëri sot. E pyetur se me cilin artist që ka marrë pjesë në Eurovision përgjatë viteve do të bashkëpunonte, Ronela përmendi Loreen.

“Para së gjithash nuk do fitoj dhe mos e thuaj më këtë. E dyta jam akoma duke e kuptuar se çfarë më ka sjellë Eurovision deri tani. Të gjithë ne pjesëmarrësit jemi shumë të zënë dhe akoma nuk e kemi parë se çfarë na ka sjellë. Por kam marrë shumë dashuri nga njerëzit që nuk më njihnin.

Njerëzit që të duan dhe mbështesin vetëm për një këngë dhe tre minuta është diçka shumë e madhe dhe ndonjëherë mendoj se nuk e meritoj këtë dashuri. Jam mësuar me kritika çdo herë që publikoj një këngë. Të marrë kaq shumë dashuri është forcë e madhe dhe më beso që kam qarë kur kam parë që shumë njerëz më mbështesin.

 

Lorin do më pëlqente për bashkëpunim se është e mrekullueshme. Më pëlqejnë artistët e këtij viti se janë të mrekullueshëm dhe kemi shumë vajza të talentuara dhe djemtë që këndojnë super dhe janë të bukur. Do doja të bashkëpunoja me disa prej tyre. Nuk po e them se jemi në një festival por sepse e mendoj vërtetë.”

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775