Disa kohë më parë Ronela Hajati e intervistuar në Thumb deklaroi se arsyeja e mosëpjesmarrjes së saj në fetivalin e RTSH-së ishte se disa njerëz kanë zënë rrënjë dhe duhet të zëvendësohen.
Këtë deklaratë të Ronelës nuk e priti aspak mirë gazetarja Kozeta Kurti e cila e ironizoi këngëtaren me një status në Facebook duke shkruar se fillimisht ajo duhet të mësoj të flas në televizion dhe të ketë pak më shumë etik e pastaj të japë gjykime.
Duket se debati është rikthyer sërish në vëmendje pasi e intervistuar në “Edicionin Veror”, Ronela e ka thumbuar keq gazetaren.
E pyetur për reagimin e Kozeta Kurtit, ronela është përgjigjur:
“Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek.”