Ronela Hajati ka qenë prej muajsh në një turne për shkak të Eurovision 2022 dhe së fundmi në Torino të Italisë. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti, por nuk ka arritur të kaloj në finale.
Pas gjithë angazhimeve që kishte, këngëtarja e njohur tregon se më në fund ka ardhur në Shqipëri, Tiranë.
“Nuk e keni idenë sa kam qarë kur aterova në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem te ajo që isha! Kam shumë projekte për të përfunduar dhe nuk kam kohë për pushim. Ju dua shumë”, tha artistja.