Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare dhe shumë të dashura për publikun. Ajo njihet për natyrën e saj shumë sportive dhe pa komplekse. Para pak ditësh ajo publikoi një foto ku shfaqet me një vetull ndërkohë që si diçiturë shkroi: “I dashuri im quhet Diego”.
Shumë persona e keqkuptuan foton dhe mbishkrimin duke menduar me të vërtetë se i dashuri i Ronelës quhet Diego, por e vërteta është ndryshe.
Ronela me këtë foto ka dashur të sjellë portretin e Frida Kahlo, piktorja meksikane, e cila ishte një ikonë e fuqisë dhe një gjeni e artit. Frida Kahlo ndryshoi standardet e bukurisë me vetullat e bashkuara, këmbën e djathtë që ishte më e hollë se e majta dhe fustanet e saj indigjene.
Dhe Diego ishte pikërisht i dashuri i Fridës, jo i dashuri i Ronelës.