“Amini” e solli ndryshe këngëtaren Ronela Hajati por të jeni të sigurtë që edhe më ndryshe do ta shihni në këtë klip.
“Marre” thotë ajo në klipin e fundit i cili është i mbushur me ngjyra, me një look shumë interesant si dhe me skena që të bëjnë për të qeshur.
Pas një pauze të gjatë që bëri dhe pas shijes së hidhur që i la mospublikimi i klipit “Tiger”, këngëtarja këtë periudhë është bërë mjaft produktive.
Duket se është momenti i Ronelës e cila nuk do ta lërë me kaq elektrizimin e kësaj vere sepse shumë shpejt ka premtuar të sjellë një tjetër klip. Kënga është e freskët, të tillë shijojeni edhe ju.