Ronela Hajati ka qenë një nga artistet që ka publikuar një numër të madh projektesh këtë sezon veror, duke bërë realisht një punë kolosale.
Për këtë arsye, duke marrë pak pushime nga angazhimet dhe koncertet, Ronela ka vendosur të bëjë disa pushime.
Ajo ka postuar një foto mjaft positive në ditën e sotme, në të cilën shkruhet:
“Gjithmonë mundohu të jesh një fëmijë i lumtur, dhe ky është një nga fustanet e mia të preferuara të verës”
Një ndjekëse e saj e komplimenton duke i thënë që i pëlqen shumë Ronela por ka një kritikë në lidhje me fustanin e preferuar të saj ku ky fustan gjëndjej tek tregu i Medresesë.
Ronela jo vetëm që nuk e fshiu këtë koment por i ktheu përgjigje me shumë sportivitet duke i thënë që “punë e madhe” rëndësi ka që asaj i pëlqen dhe ndjehet rehat me këtë fustan.