Ronela po e mban premtimin se këtë verë do të sjellë projekte të shumta muzikore.
Këngëtarja shumë shpejt do të sjellë këngën e re për të cilën e ka bërë një përshkrim. ‘Do të jetë një këngë ‘budallaqe’ por shumë ritmike’ ka thënë ajo. Por Ronela nuk ka ngurruar edhe që të ironizojë keq kolegët e saj me anë të një postimi ku shkruan:
“Se unë e kam këngën të çmendur dhe për të qeshur, por është kastile me atë qëllim. Por ca këngë që janë për të qeshur dhe këta mendojnë se i kanë hite, ky po që është hall’.