INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ronela Hajati tregon arsyen pse nuk e donte publiku në fillim të karrierës

Ronela Hajati tregon arsyen pse nuk e donte publiku në fillim të karrierës

Publikuar më: 09:17 30-05-2019

Ronela Hajati është padiskutim një ndër këngëtaret më të mira shqiptare. Ajo numëron shumë vite në skenë dhe i ka dhuruar publikut tonë shumë hite, por gjithashtu ka qenë shpesh herë e komentuar për jetën e saj sentimentale.

Së fundmi Ronela ishte e ftuar në emisionin "NIN" e cila ka deklaruar arsyen pse nuk e donte publiku ne fillim te karrieres.

“Po bëhesha gati për këngën tjetër dhe ata nuk po pushonin. Në fund të fundit, unë jam nga ato këngëtare që mbështetjen më të madhe e ka marrë nga njerëzit. Megjithatë në fillim të karrierës kisha njëfarë qëndrimi dhe mbase ndonjëherë përçoja energji paksa negative tek njerëzit, kisha goxha antipati nga ata. E kisha shumë problem sepse njerëzit sapo fillojnë të të njohin dhe ti del me disa këngë që nuk janë më të mirat e mundshme”- ka thënë këngëtarja.

Së fundmi, këngëtarja ka paralajmëruar bashkëpunimin me reperin e njohur Don Phenom.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486