Ronela Hajati është një nga personazhet e shtypit rozë që gjithmonë pëlqen të jetë autentike dhe e drejtpërdrejtë në ato që bën.
Nëse ju kujtohet vitin e kaluar fotot e para të këngëtares me bikini shfaqnin një trup ndryshe nga ato çfarë ishim mësuar të shihnim tek shumica e estradës.
Me pak celulit dhe trija, Ronela dukej e shkëlqyer në origjinalitetin e saj, ndërsa në rrjete sociale mendimet ishin të kundërta.
Ndërkohë në ditën e sotme, ajo ka publikuar fotot e para të verës 2019 dhe duhet thënë se shohim një Ronelë vërtet të tonifikuar.
Këngëtarja e ka pohuar edhe vetë se i është nënshtruar dietës ketogjenike duke eleminuar yndyrnat dhe karbohidratet, për t’u lënë vendin më tepër proteinave. Një dietë që ka hyrë vërtet në modë ndërmjet VIP-ave.
“U lagëm edhe ktë verë”- ishte përshkrimi me të cilin këngëtarja e kishte shoqëruar foton, duke e lidhur edhe me këngën e e fundit të saj e titulluar: “Lage”.