Këngëtarja Ronela Hajati na ka treguar se i pëlqen fakti që shpesh ta ndryshoj look-un e saj duke eksperimentuar me detaje nga më të veçantat.
Në klipet e saj e kemi parë shpesh si një Ronela ndryshe dhe mund të thuash me plot gojë se ajo vërtet di si të kombinojë elementë tërheqëse në paraqitjen e saj.
Së fundmi Ronela ka ndarë disa pamje në Instastory me fansat e saj ku na prezanton me look-un e saj të ri.
Në foto këngëtarja shfaqet me flokë të zinj dhe baluke të drejta dhe të prera shkurt.
Nuk dihet nëse ky është një look real i Ronelës apo është thjesht një paruke, por një gjë është e sigurt Ronela tashmë na ka treguar se nuk ka frikë nga ndryshimet drastike, përkundrazi i pëlqen ato.