Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të dashura dhe të suksesshme në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin "N’drrimi i Natës", e cila ka zbuluar disa gjëra më shumë për karrierën e saj dhe këngët që pritet ti publikojë së shpejti.
Këngëtarja së bashku me moderatorin Alaudin Hamiti, u bë pjesë e lojës “Haje ose Thuaje” ku i është përgjigjur shumë pyetjeve pikante. Moderatori i ka kërkuar këngëtares që të thotë publikisht emrin e të dashurit të saj të parë.
Ronela nuk ka ngurruar aspak për të dhënë përgjigjen. Ajo është përgjigjur duke zbuluar publikisht dhe emrin personin e parë që ka puthur në shkollën e mesme.
“Puthjen e parë e kam dhënë afër maturës. Ishte nga ato lidhjet që shikohesh nga larg, ndërsa emrin e kishte Bledi. Por nuk e di se ku jeton më”- ka thënë Ronela Hajati.
Teksa moderatori njohur e pyet në lidhje me Zerkën, ajo nuk ka dashur të flasë për këtë temë.