IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ronela Hajati zbulon të vërtetën e hidhur se pse nuk dëshiron ta pranojë që është në një lidhje

Ronela Hajati zbulon të vërtetën e hidhur se pse nuk dëshiron ta pranojë që është në një lidhje

Publikuar më: 19:49 04-06-2019

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në shoëbizz-in shqiptar, kryesisht sepse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.

Shpesh të dy artistët lënë për t'u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gati duket sikur po luajnë me të gjithë vëmendjen që u kushtohet.

Kështu është shprehur edhe Ronela në intervistën e saj të fundit në "N'drrimi i natës" ku tha se ishte e vetme dhe që për momentin nuk po kalon një romancë.

Këngëtarja tregoi se arsyeja pse nuk e ka konfirmuar lidhjen janë pikërisht mediat siç raporton edhe “xing.al”.

"Sepse unë punoja aq shumë dhe mundohesha të nxirrja diçka në dritë, e mediat ishin negative karshi meje. Shkruanin gjëra të këqija, prandaj edhe unë pse të flas", është shprehur Ronela.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0020480155944824