Ronela godet sërish! Ndër të tjera ajo dallohet edhe për tipin e drejtpërdrejtë që ka. Ndryshe nga koleget, këngëtarja nuk flet me nënkuptime. E përcjell qartë mesazhin që do t’i japë dikujt edhe pse pa përmendur emrin e këtij/kësaj të fundit. Këtë herë ironia e Ronelës sulmon ashpër dikë.
‘Të rrofshin 5000 koncertet që ke. As gishtin s’lëviz njeri kur këndon’, shkruan ajo duke i lënë të gjithë të hamendësojnë se kujt i adresohet.
Ndërkohë këngëtarja po përjeton një verë të suksesshme pasi, ashtu siç edhe ka premtuar, kjo stinë do të jetë e saj me projekte të reja. /intv.al/