IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Ronela ndryshon pamjen, por a ka lidhje ky ndryshim me dhjetorin e saj të veçantë? Na e zbulon vetë ajo! [FOTO]

Ronela ndryshon pamjen, por a ka lidhje ky ndryshim me dhjetorin e saj të veçantë? Na e zbulon vetë ajo! [FOTO]

Publikuar më: 12:32 21-11-2019

Pas katër vitesh, këngëtarja Ronela Hajati ndryshoi tërësisht pamje, duke u shfaqur si një bjonde simpatike.

Por duket se ky ndryshim paralajmëron edhe projekte të reja muzikore. Përmes një postimi në Instagram, Ronela ka shkruar se është e ‘dashuruar me këngët e saj të reja’ duke na lënë të mendojmë se së shpejti hite të tjera do vijnë nga ajo.

d830430d-7e33-48bf-8e7d.jpg

19c532aa-440c-4c25-b717-d70adb74bab6.jpg

Kujtojmë se teksa ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush LUAN” Ronela u pyet nga Luana se kur do sillte një projekt të ri muzikor. Këngëtarja tregoi se në muajin dhjetor do sjellë një projekt, e duket se muaji i ardhshëm do jetë tepër i ngarkuar për të pasi do lançohen produksione të njëpasnjëshme.

Nuk dihet ende nëse Ronela do të eksperimentojë edhe me muzikën, siç ka bërë me pamjen, por dimë të themi se këngëtarja sjell për tregun muzikor shqiptar gjithnjë projekte të veçanta.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895