Urojmë t'i kemi lënë pas ditët me shi, dhe kjo fundjavë të na gjejë me diell. E themi këtë pasi Rooftop 16, tarraca më cool e verës, sjell këtë të shtunë për herë të parë në Tiranë, Boris Dlugosch. Jo thjesht një DJ gjerman, por një artist të muzikës së vërtetë elektronike, i cili që në fillimet e tij, vitet 90', u perkushtua të mbante gjallë traditën e diskove pa u përzier me komerçialen. Na besoni kur ju themi se kjo e shtunë s'duhet humbur për asnjë arsye!
Ora: 18:00
Data: 21 Maj
Telefon: 069 82 45 278
Vendodhja: Rooftop 16, Sky Tower