Nico Rosberg ka triumfuar edhe në çmimin e madh të Kinës, duke vazhduar dominin e tij në këtë fillim sezoni në Formula 1. Piloti gjerman i Mercedez, ka dominuar garën që nga fillimi deri në fund.
Vëndi i dytë për pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel që gjatë startit të garës, u përplas me shokun e tij të skuadrës, Kimi Raikkonen, pasi po mbrohej nga një tentativë për parakalim nga Kvyat.
Ky i fundit, u ngjit gjithashtu në podium, në vendin e tretë. Raikkonen e mbylli garën i pesti dhe Hamilton që u nis i fundit, përfundoi i shtati. Pas aksidentit në garën e parë u rikthye në pistë edhe Fernando Alonso duke përfunduar I 12-ti.
Gara e radhës është pas 2 javësh, në Çmimin e Madh të Rusisë.