INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roshi i dënuar në Itali, ja truku si e mori dëshminë e pastër [VIDEO]

Roshi i dënuar në Itali, ja truku si e mori dëshminë e pastër [VIDEO]

Publikuar më: 11:59 04-06-2016
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, është dënuar për përdhunim dhe rrahje në bashkëpunim në Itali, por ka përfituar nga moscitimi i dënimit, parashikuar në legjislacionin italian. Shqiptarja.com zbardh të vërtetën e dëshmive të penalitetit të kryebashkiakut të Kavajës dhe problemin e tij në shkuarën me drejtësinë italiane. Dy dëshmitë e publikuara nga mediat dhe vetë kryebashkiaku, janë dokumente të vërteta dhe zyrtare, por me një ndryshim të rëndësishëm, i cili ka krijuar moskuptim dhe mjegull.
 
Dëshmia që nuk citon dënimin
 
Dëshmia e pastër e penalitetit, e paraqitur nga Elvis Rroshi, “Certifikatë Penale e Arkivit Gjyqësor”, është një dokument, i cili merret nga çdo subjekt dhe qytetar i zakonshëm, në përputhje me Nenin 25 të Dekretit Presidencial Nr 313, të vitit 2002. Po pse Rroshi figuron i pastës në Çertifikatën Penale të Arkivit Gjyqësor dhe rezulton i dënuar në Certifikatën e Arkivit Gjyqësor? Neni 25 parashikon moscitimin e dënimit nëse subjekti është dënuar për herë të parë dhe më pak se sa dy vjet burg.
 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0029811859130859