INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roth: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë, por ia vlen

Roth: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e vështirë, por ia vlen

Publikuar më: 11:25 12-05-2018
Ministri  i shtetit për Çështje Evropiane  në Ministrinë  e Jashtme Gjermane Michhael Roth është takuar me minsitrin e Jashtëm Ditmir Bushati. Gjatë një konference të përbashkët për mediat Roth ka thënë se ka pritshmëri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Sipas tij qevaria duhet të vijojë rrugën e vet të reformave e ndërkohë dhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta.Roth ka thënë gjithashtu se në këtë proces të rëndsishëm duhet të përfshihet edhe shoqëria civile. Sipas tij rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë, por ia vlen. 
 
"Vendi juaj përfaqësohet në mënyrë të shkëlqyer nga Ditmir Bushati. Rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë por ia vlen. Këtu në plan të parë janë forcimi i shtetit ligjor, sistemi i drejtësisë.
Fokusi i bisedimeve kanë qenë problematikat  që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit. Ne kemi ende pritshmëri. Qeveria federale po verifikon të gjitha arritjet dhe në bashkëpunim me bundestagun do pozicionohemi në të ardhmen’’ ka pohuar Roth
 
Bushati ka pohuar se Gjermania është e rreptë e kritike, por partnere e procesit të antarësimit.
 ‘’Siç mund ta merrni me mend fokusi i bisedës ishte për hapat që duhet të ndërmarrim në procesin e integrimit. Qoftë për rekomandimin pozitiv për antarësimin si dhe për reformat. Gjermania është kritike dhe e rreptë, por dhe partnere sa i përket procesit të  antarësimit. Besojmë në mbështjen e Gjermanisë’’ ka thënë ministri Bushati
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0041630268096924