Pas një projekti shumë të rëndësishëm në bashkëpunim me balerinin Eltion Merja, Rovena Dilo ka nisur nga puna për një produksion tjetër që do të nisë së shpejti.
E ftuar pasditen e sotme në “Rudina”, aty ku Rovena zbulon gjithmonë gjëra të reja, tha ndër të tjera se, me gjasë, në fund të prillit do të nisë një spektakël i cili nuk është shfaqur në ekranet shqiptare: “Divat” është një projekt me muzikë të vërtetë. Është një show i ndërtuar dhe konceptuar për të pasur muzikë të vërtetë dhe një nga ato formate, të cilat jo vetëm që do të argëtojnë publikun, në një mjedis kakofonik, por njëkohësisht edhe do të edukojnë më shumë shije…”, – rrëfen Rovena për programin e ri.
I gjithë formati ka formën e një spektakli, për të cilin Rovena nuk do të zbulojë shumë, për momentin. Por është e bindur që do të mirëpritet, pasi është një gjë e re për publikun: “Spektakli do të vijë në fund të prillit. Ka nisur puna edhe do të jetë një spektakël premtues dhe argëtues që do të këtë, sigurisht këngë, por edhe elementë të tjerë që do të sjellin një mbrëmje ndryshe për jetën e metropolit.”