Duket se moderatorja simpatike Roza Lati nuk po i kalon të qeta ditët e para pas operacionit të bërë në hundë.
Vetë Roza kishte rënë dakord me doktorin që lajmin për operacionin ta bënin publik. Kështu, momente të ndryshme pak para futjes në sallë, ajo i ka filmuar dhe postuar në Snapchat dhe i ka ndarë me ndjekësit e saj. Por pavarësisht gjithë transparencës, pikërisht këta të fundit nuk i kanë kursyer kritikat ndaj Latit.
“Hundën e bëre për herë të dytë sepse herën e parë nuk ta kanë bërë mirë,mos thuaj e ke thyer në pishinë e gjëra të tjera. Siç po tregon sinqeritet që po e bën është më e mira ta vësh në dukje që po e ribën”.
Roza ka reaguar menjëherë ndaj këtyre sulmeve duke kthyer përgjigje dhe duke sqaruar se vërtet e kishte thyer hundën në pishina. Dhe komenti i saj mbyllet teksa iu thotë fansave që duhet të operojnë gjuhën sepse e kanë shumë të gjatë.