Roza Lati është një ndër personazhet publikë të cilët janë të fiksuar pas tatuazheve. Shpesh herë na tregon se i ka dhënë fjalen mamit të saj, Ritës se nuk do bënte më tattoo në trup për 10 vite. Por ky premtim është prishur disa herë nga moderatorja edhe pse e ëma nuk i duron dot.
Lati ditën e sotme ka paralajmëruar në Instastory duke thënë se së shpejti mund të bëjë një tatuazh të ri. Sigurisht që Rita do të kishte përgjigjen e saj, por këtë e bëri privatësish duke i dërguar menjëherë mesazh në WhatsApp, vajzës së saj. Roza si Roza nuk mund të mos e shpërndante dhe ja mesazhet mes tyre.
“Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhgaravin tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiiiz”,- shkruan Rita ndërkohë Roza mbishkruan krahas fotos: “Kur merr vesh mami që do bëj tattoo, hahaha”./intv.al/