…dhe ju nuk e keni idenë më të vogël.
Nuk është politika ajo që i bashkon Monika Kryemadhin dhe Roza Latin, por kafshët e tyre shtëpiake të cilat kanë të njëjtin emër. Siç edhe e keni vënë re, Monika ka filluar të jetë goxha aktive në rrjetet e saj sociale dhe fotoja e postuar sot ishte me një mace aq të dashur që quhej Sasha. “Mirëmëngjes! Sasha nuk më lë të dal asnjë ditë pa më përshëndetur”, shkruan ajo.
Ndërkohë që edhe moderatorja Roza Lati ka një qenush femër Doberman që e quajnë pikërisht Sasha.
Përveç emrave, na vjen mirë qe diçka tjetër e përbashkët mes tyre është edhe dashuria për kafshët dhe kjo është shembull për t'u ndjekur. intv.al