Çifti simpatik vazhdon të jetë ende i tillë në sytë e fansave.
Ndoshta fati i ndau, por rastësia vazhdon t'i bashkojë Rozën dhe Stinen. Në dashurinë e tyre nuk kanë lënë gjurmë vetëm kujtimet dhe këngët e pafundme që producenti i ka kushtuar moderatores. Në dashurinë e tyre vazhdon të lërë gjurmë edhe rastësia. Kjo e fundit ka bërë që ish çifti të takohen në koncertin që këngëtari pati në Vlorë. Kjo u vu re nga fotoja e bërë në schiumma party që vetë Stine postoi në Instagram. Vajza në qendër të fotos është pikërisht ish dashuria e tij, por ndoshta vazhdon të jetë ende e vetmja dashuri për këngëtarin. Ndryshe si do ta shpjegonim që nga të gjitha fotot e party-t, Stine zgjodhi të postojë pikërisht këtë ku në qendër të saj është Roza? Nevojë për vëmëndje nga ana e tij apo ndjenjat janë ende aty? Sado që ata të dy mund ta mohojnë publikisht, dallohet qartë që ndjenjën duan ta mbajnë private /intv.al/