Format perfekte fizike kombinuar me flokët e gjatë e bjondë, duket se po kthehet në trendin më të ri të VIP-ve në mbarë botën, përfshirë edhe në Shqipëri. E siç duket edhe femrat e showbiz-it shqiptar janë “infektuar” nga fenomeni Kim Kardashian.
Nëse do zgjedhim një Kim Kardashian shqiptar, e vetmja që e meriton denjësisht këtë “titull” është këngëtarja kosovare, Fjolla Morina. Po ta kapim nga të gjitha anët bien në sy flokët e gjatë bjondë, të pasme si të Kim dhe për të dukur edhe më shumë si ylli i reality show-t, Fjolla zgjedh pothuajse të njejtën veshje me të.
Fjolla Morina, së fundmi ka nisur të merret edhe me modë, pasi është shfaqur me një sfilatë në Tiranë, në bashkëpunim me stilistin e njohur nga Kosova, Mr Rex. Të dy këta ishin të ftuarit e rradhës në “Why Not” të Roza Latit dhe sigurisht nuk mund t’i shpëtonin pyetjeve pikante të moderatores së njohur dhe duhet të përgjigjeshin vetëm me një “Jo”
Roza i pyet nëse kanë bërë seks në publik dhe ata përgjigjen me “Jo”, ndërsa pyetjes nëse kanë bërë seks në motorr ose makinë, Fjolla u përgjigj me “Jo”, ndërsa Mr.Rex me “Po”.
Një pyetje tjetër ishte edhe “A të kanë ofruar para për seks” dhe të dy u përgjigjen me jo.
Nëse Mr.Rex ishte 100% i sinqertë, Fjolla nuk na u duk e tillë...