Mundohen të jenë unike në stilin e tyre, por ja që ndonjëherë dashje - padashje vajzat e showbizz-it kanë ndonjë detaj aq të ngjashëm saqë duken sikur e kanë bërë me fjalë të jenë njësoj.
Këtë herë në qendër të vëmendjes kemi prezantuesen Roza Lati dhe modelen Andrra Destani dhe kjo për faktin e thjeshtë se bukuroshet janë parë të veshin të njëjtin fustan.
Bëhet fjalë për një fustan pranveror me lule dhe ngjyra të ndezura dhe të thuash të drejtën duket se edhe Rozës edhe Andrrës ky fustan i shkon shumë për shtat.
Çfarë rastësie! Edhe Vip-at vishen njësoj...