INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati çon në polici këtë person  [FOTO]

Roza Lati çon në polici këtë person [FOTO]

Publikuar më: 20:43 04-04-2017

Ndryshe nga ajo vajza moskokëçarëse që shohim në ekran, ata që e njohin nga afër Rozën e dinë natyrën e saj të ndjeshme.

Madje Roza në  postime në Instagram, na ka njohur me shumë raste pë kafshët në nevojë apo ndihmën që iu ka dhënë atyre. Dhe pikërisht situata e fundit që i ka ndodhur ka të bëjë me kafshët. Teksa ka vizituar një dyqan kafshësh në Myslym Shyr  është tronditur nga ajo që ka parë aty. Kafshë që mbaheshin për tu shitur dhe që ishin në gjëndjen më të keqe të mundshme. 28 vjeçarja bëri shembull një qenush i cili ishte gati duke u verbuar dhe nxirrte shkumë nga goja, pasi pronari i dyqanit e kishte pushuar nga puna veterinerin dhe kafshët ishin në mëshirën e fatit.

rozalogo.jpg

Pasi Roza e bëri publik rastin në fjalë duke iu drejtuar të gjithëve që të mos blinin kafshë tek ai person, vërshuan mesazhet në adresë të saj ku ankoheshin për zotërinë në fjalë duke e cilësuar si një të pashpirt dhe që duhej të ndëshkohej. Dhe zërat e tyre u dëgjuan nga drejtësia shqiptare e cila e ndaloi personin në fjalë pak orë më vonë.

"Ka Zot atje lart, por ka edhe polici shteti”, shkruan Lati. 

logojaaa.png

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002