Këtë herë e kanë punën pisk!
Moderatorja e njohur Roza Lati dhe modelja Iva Aliko tashmë kanë probleme me ligjin pas një denoncimi të dorëzuar në prokurori nga pronari i një dyqani kafshësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Bëhet fjalë pikërisht për pronarin të cilin, vajzat e njohura të ekranit e kanë akuzuar vetëm pak kohë më parë se në klinikën e tij veterinare nuk kishte kushtet më minimale të higjienës dhe se për faj të tij, kafshët e shitura kishin zhvilluar viruse të ndryshme. E si të mos mjaftonin këto, sipas Rozës dhe Ivës, ai i keqtrajtonte këto kafshë.
Mirëpo pas këtyre akuzave të ngritura fillimisht nga Roza e të mbështetura më vonë nga Iva Aliko, pronari i këtij dyqani ka vendosur ta zgjidhë këtë në rrugë ligjore duke ngritur një padi ndaj vajzave.
Në bazë të aktpadisë, siguruar nga Blitz.al, Zabeli kërkon dëmshpërblim jopasuror në vlerën 50 milion lekë të vjetra nga Iva Aliko, dhe 40 milion lekë të vjetra nga Roza Lati, me akuzat e fyerjes dhe shpifjes për shkak të deklaratave të rreme.
Në bazë të nenit 120 të kodit penal në bazë të së cilit ato rrezikojnë nga gjobë deri në 2 vjet burg.
Prej disa kohësh, vajzat e kanë akuzuar shtetasin Dritan Zabeli si keqtrajtues të kafshëve që mban në dyqanin e tij. Iva ka treguar pak kohë më parë për qenushen e saj Sisin, e cila ngordhi nga një virus vdekjeprurës. Sipas saj, Dritani e kishte gënjyer për rracën e qenushes dhe i kishte marrë më tëpër seç duhej para, por ç’është më e keqja, Sisi ishte e pavaksinuar dhe e kequshqyer.
Ndërkohë Roza Lati pak javë më parë beri publike kërcënimin që kishte marrë nga pronari i këtij dyqani i cili i thoshte që të mos e vazhdonte më këtë gjë dhe se ajo do e shihte se ku do e shpinin ofendimet e saj.