INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati dhe Iva Aliko u paditën në prokurori nga pronari i një dyqani kafshësh, modelja tregon të vërtetën [FOTO]

Roza Lati dhe Iva Aliko u paditën në prokurori nga pronari i një dyqani kafshësh, modelja tregon të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 19:01 04-05-2017

Moderatorja e njohur Roza Lati dhe modelja Iva Aliko janë përfshirë në një sherr me pronarin e një dyqani kafshësh në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë.

Vajzat e njohura të ekranit e kanë akuzuar vetëm pak kohë më parë se në klinikën e tij veterinare nuk kishte kushtet më minimale të higjienës dhe se për faj të tij, kafshët e shitura kishin zhvilluar viruse të ndryshme, dhe për më tepër shiteshin shumë më shtrenjtë nga sa kushtojnë.

E ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan, Iva Aliko ka rrëfyer edhe një herë historinë e qenit të saj, që e shtyu të bënte edhe një denoncim në prokurori të pronarit të dyqanit, Artan Zabeli. Ky i fundit, pak ditë më parë, bëri gjithashtu publik denoncimin e tij për prishje imazhi të biznesit nga dy vajzat e njohura, Roza Lati dhe Iva Aliko.

Iva ka rrëfyer se Sisin, qenin e saj, e ka blerë në dyqanin “Tani” dhe vetëm pak ditë pasi e kishte blerë, qeni ishte sëmurur.  Duke menduar se mund të kishte ndonjë ftohje të vogël, apo ndonjë virozë, Iva e ka ҫuar për vizitë, por për fat të keq, ka mësuar se Sisi ishte i pavaksinuar, i keqatrajtuar dhe i kequshqyer.

 

Nga studio e “Rudina”, por edhe me videot dhe fotot që i ka bërë publike së bashku me Rozën, Iva ka denoncuar edhe një herë publikisht mashtrimin që i është bërë nga “Tani”, jo vetëm për racën e qenit, por gjithashtu edhe për vaksinimin, sëmundjen që qeni e kishte prej kafazit të dyqanit, gjithashtu edhe për mungesën e korrektësisë së pronarit për ҫmimin e vërtetë të tij.

“Ai më ka mashtruar për racën dhe për ҫmimin e vërtetë… Sisi ka qenë e sëmurë që në dyqan” – tregon Iva, ndër të tjera, duke iu referuar edhe një herë pronarit të dyqanit “Tani”.

Nga ana tjetër, Artan Zabeli, në një lidhje direkte për programin, tha se qeni ka ngordhur një muaj e gjysmë pasi është blerë nga dyqani, kështu që ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për këtë gjë, bën me dije Class.  Po ashtu, ai tha se Iva është larguar nga Shqipëria dy ditë pasi e ka blerë qenin, në një kohë kur e dinte se qeni nuk mund të udhëtonte gjatë pa bërë 48 orë në qetësi.

Pas debatit publik nga studio e Tv Klan, Iva dhe Tani kanë deklaruar se tashmë ҫështja mes tyre ka shkuar në gjykatë dhe pritet që e gjithë dinamika të zbardhet prej saj. Iva tha se ajo dhe Roza i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme për t’u përballur në gjykatë me pronarin dhe nuk druhen nga asgjë përpara rastit të keqatrajtimit të kafshëve.

Article Logic
Execution time: 0.0042340755462646