Roza Lati është nga ato pak vajza të showbizit shqiptar që jo vetëm i ka pranuar ndërhyrjet plastike që ka bërë në fytyrë apo trup, por i ka ndarë ato edhe me ndjekësit e saj në kohë reale.
Por nëse ka një operacion që asaj nuk i ka pëlqyer dhe nuk i ka dalë ashtu siç ka dashur ajo, ka qenë ndërhyrja në hundë, të cilën e ka bërë tek doktori i VIP-ave Skerdi Faria.
Mesa duket kjo deklaratë, nuk i ka pëlqyer aspak doktor Skerdit i cili më në fund ka dhënë një përgjigje.
Këtë javë ai ka qenë i ftuar në emisionin “Elite Show” dhe është shprehur se Roza është e mirëpritur të shkojë sërisht tek doktor Skerdi për ta rregulluar.
“Roza ka ardhur në Klinikë dhe na kërkuar një hundë sa më afër natyrales dhe ne atë i kemi bërë, kam edhe foto para dhe pas por unë për shkak të privatsisë nuk i publikoj sepse nëse do i shikonit do të thonit që rezulati është shumë i mirë. Por nëse Roza do mund të vij sërish dhe ne e rregullojmë pa problem fare”, ka përfunduar ai.