Një nga moderatoret më të komentuara të showbizit, Roza Lati feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë Roza ka zgjedhur që me të arritur ora 00:00 të postojë një video tejet sensuale për të gjithë ndjekësit e saj.
Në të Roza shfaqet komplet lakuriq, e shtrirë mes petalesh trëndafili dhe me to ka mbuluar pjesët intime. Moderatorja shfaqet shumë seksi teksa kamera i filmon trupin dhe tatuazhet e shumta.
“Gëzuar ditëlindjen Roza”, është përshkrimi që moderatorja ka lënë krah videos.
Ajo ka publikuar gjithashtu edhe dy foto të tjera teksa shfaqet nudo dhe e mbuluar nga trëndafilat, mirëpo nëse shumë persona kanë dashur ta urojnë ose të komentojnë negativisht në foto, nuk kanë mundur ta bëjnë pasi Roza ka bllokuar komentet.