INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Roza Lati flet për marrëdhëniet me VIP-at: ‘’Kam një listë të zezë personazhesh...’’

Roza Lati flet për marrëdhëniet me VIP-at: ‘’Kam një listë të zezë personazhesh...’’

Publikuar më: 18:53 29-04-2019

E ftuar në emisionin “Lart e Poshtë” me moderator Eraldo Rexhon, Roza Lati ka qenë në një rrëfim të sinqertë për jetën, karierrën, familjen dhe showbizz-in.

Përsa i përket vendit ku jeton, Roza preferon që të jetë i gjithi i mbuluar me bimë. Po ashtu ajo ka treguar se ndonëse është një njeri me shumë energji, i pëlqen shumë që herë pas here të rimarrë veten në ambientet e saj të preferuara duke qëndruar vetëm.

Për të kalaur tek profesioni i saj, në një moment moderatori Eraldo Rexho e ka petur Rozën nëse ka ndonjë marrëdhënie shoqërore, në botën e VIP-ave, të cilën ajo e ka prishur.

E sinqertë, moderatorja është shprehur se ajo ka një listë të zezë të disa personazheve VIP, që fillimisht ka zgjedhur t’i promovojë dhe t’i mbështesë, por pasi kanë arritur famën nuk i janë përgjigjur për të ardhur në emision.

Më tej Roza foli për familjen në të ardhmen duke treguar se ajo do të jetë një mama shumë e rreptë dhe se shumicën e vendimeve do kujdeset që t’i marrë ajo për ta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034751892089844