Ajo është një nga vajzat e ekranit më pa komplekse në Shqipëri. E rritur me një tjetër frymë, Roza Lati shpesh është përballur me paragjykime në jetën e saj. Por ka arritur t’i përballojë me sukses. Moderatorja këto ditë po shijon jo vetëm lidhjen me djalin nga Mirdita, por edhe pushime bashkë me të.
Kjo ishte edhe arsyeja pse u distancua nga rrjetet sociale për disa ditë, në mënyrë që ta shijonte gjithçka në mënyrë private. Por edhe ndjekësit kanë një rol të veçantë në përditshmërinë e saj, ndaj edhe u rikthye në Instagram me postime.
Në atë të fundit, jep një mesazh. Teksa nxjerr gishtin e mesit, shkruan: ‘Qëndrimi/ sjellja ime është e virgjër sepse nuk ma ndjen aspak’. Një foto kjo e cila ka ngjallur mjaft reagime nga ndjekësit. /intv.al/