Sikur ta dinte që do të sulmohej kaq shumë, me siguri Roza do ta kishte menduar dy herë ndërhyrjen estetike në hundë.
Lati jo vetëm që e ka bërë publike operacionin por edhe ka publikuar hap pas hapi detajet nga “post operacioni”. Edhe hapin e fundit, heqjen e allçisë nga hunda, 28 vjeçarja e ka publikuar me foto të shkëputur pikërisht gjatë këtij momenti. Por këtë herë nuk harroi që përbri saj të shënonte dhe ironinë ndaj atyre që e sulmojnë vazhdimisht me komente.
“Pak e ejntur, pak e nxirë dhe pak thërrime për pulat e Instagramit që të kakarisin”, ka shkruar Roza . Ndërkohë, shumë nga ata që e mbështesin moderatoren, po presin me padurim të shohin hundën e saj të re.