Lori Hoxha njihet si një prej blogereve më të suksesshme në Shqipëri përmes fotove që poston, ku reklamon luksin, veshjet e shtrenjta dhe jetën e bukur që bën.Në një foto të fundit që ka postuar ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj të komentojnë një dëshirë që do i realizohet, mirëpo në sy ka rënë komenti i moderatores Roza Lati.
“Më tha dikush që nëse shpreh dëshirën tëndë në një koment poshtë kësaj fotoje, të realizohet,”– shkruante Lori në një prej fotove që publikoi në profilin e saj në Instagram.
Kështu, për t’ju realizuar dëshira, moderatorja Roza Lati, mori guximin dhe komentoi.
“100 mijë euro tek çanta e Rozës,”- shkruan moderatorja në koment.
Lori Hoxha nuk i ka kthyer përgjigje deri më tani, por me siguri e ka lexuar dhe shpresojmë që t’i realizohet dëshira Rozës.