Jemi të sigurtë që deri më tani nuk kishit dëgjuar për ndonjë vajzë t’i vërë emër gjoksit të saj, por e bërë nga Roza nuk ka duket e çuditshme duke marrë parasysh tipin e saj moskokëçarës.
Moderatorja teksa ishte e ftuar në emisionin “Thumb” foli për herë të parë për gjoksin e saj pas operacionit. Por e veçanta qëndronte tek fakti që 28 vjeçarja i kishte vënë emër gjoksit duke i quajtur: Ana dhe Nina. Duket sikur Roza kishte goditur në shenjë pas mesazhit që i ka ardhur së fundmi nga një fanse e cila e habit me atë që shkruan: “Rozaaa e fortë je. Iu ke vënë emrin c**ave siç e kam unë dhe motra. Ajo quhet Ana ndërsa mua më thërrasin për ledhe, Nina”.