Vajza e shkathët e ekranit, këtë herë kishte menduar një mënyrë mjaft të veçantë për të uruar mamanë e saj. Aktorja e njohur Rita Lati kishte mbrëmjen e kaluar ditëlindjen dhe urimi më i bukur duket se i erdhi nga vajza e saj, Roza. Përkrah urimit emocionues, Roza ka sjellë në kujtesë disa kohë të shkuara, nga fillimet e Ritës në karrierën e saj si aktore. Pavarësisht se kanë kaluar shumë vite, Rita duket e njëjtë dhe duket sikur koha ka ndalur për të.
“Sot për ditëlindjen tënde o mamo nuk do publikoj foto të kohëve të fundit, por, këto dy foto të vjetra… Që tregon zanafillën e genit tënd artistik… Që tregon se ke qenë dhe do mbetesh artiste, mbretëreshë, diva”, – ka shkruar moderatorja duke e mocionuar mamanë.