Na ka dhuruar pothuajse çdo fundjavë foto të nxehta nga brigjet e bukura të bregdetit shqiptar, por këtë të dielë Roza ka vendosur ta kalojë në shtëpi. Mirëpo dashuria nuk ia ka munguar dhe ajo është dukur më e lumtur se kurrë.
Sa herë që i jepet mundësia na tregon dashurinë e saj për kafshët dhe duhet ta pranojnë që kjo dashuri mes saj dhe qenushve është reciproke. Qenushet Mile dhe Petit kanë bërë disa këlyshë të vegjël të cilët i kanë mbushur ditën dhe Instagramim Rozës.
‘U kënaqa, vdiqa, mbarova’ shkruan ajo teksa i ka prezantuar qenushët e vegjël me gjithë fansat e saj.